Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, më 30 mars 2024 (e shtunë), në ora 13:45, së bashku me zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe zëvendësministrin plotësues të Punëve të Brendshme Mitko Bojmaçalijev do të realizojnë vizitë pune në komunën e Krivogashtanit.
Vizita do të fillojë me takim me kryetarin Nikollçe Miskoski në ndërtesën e komunës në ora 13:45 ndërsa do të bëhet inspektimi i projekteve të mbështetura nga mjetet e granteve kapitale në kulturë të dedikuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Deklaratat për media të ministres Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetarit të komunës së Krivogashtanit, Nikollçe Miskovski, janë caktuar në ora 15:00.
Ftojmë mediat tuaja të mbulojnë ngjarjen.