
Valmir Aziri
(sekretarë shtetërorë në Ministrinë e kulturës së Republikës se Maqedonisë së Veriut)
I lindur në vitin 1977 në Tetovë. Ka diplomuar në fakultetin e arteve në Universitetin e Tetovës, në Departamentin e Projektimit Grafik . Kohë të gjate ka qenë anetarë i Shoqatës së Artistëve Figurativ, ka realizuar ekspozita individuale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore dhe koloni artistike.
Aktivitete më kryesorë , vepra dhe funskione:
Në vitin 2005 është emëruar zëdhënës i Komunës së tetovës
Në vitin 2008 është emëruar drejtor i Galerisë së Arteve në Tetovë
Në vitin 2008 autor i ekspozitës individuale „Reflektim”
Në vitin 2011 është emëruar drejtor i Teatrit të Tetovës
Në vitin 2016 ekspozitë individuale „Në fillim ishte fjala”
Në vitin 2021 ekspozitë individuale dixhitale „Hijet e shpirtit“
Në vitin 2021 ekspozitë individuale „Pas gjurmëve të atdheut“
Në mënyrë aktive flet gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.