ZËVENDËS MINISTËR

од admin_kult

Biografia

Onur Ali ka lindur më 17 shkurt 1998 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e kreu në “Jane Sandanski”, ndërsa të mesmen në Shkollën ekonomike të qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”, dega për administrim biznesi, në vitin 2016.

Ai u diplomua në vitin 2021 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik – Fakulteti i Ekonomisë dhe Administratës dhe fitoi titullin Ekonomist i diplomuar në fushën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Ka qenë pjesë e disa shoqatave dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Flet rrjedhshëm shqip, maqedonisht, turqisht dhe anglisht.

Nga shkurti i vitit 2024 mban pozitën e zëvendësministrit të Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pozicione pune dhe eksperience ne departamentet qeveritare dhe joqeveritare:

  Ministria e kulturës, Këshilltar i zëvendësministrit të Kulturës (Mars 2022 – Tetor 2023),

  MATUSITEB (Unioni i Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni), punonjës në zyrën e presidentit të organizatës (janar – dhjetor 2021),

  OJQ për kulturë dhe arsim “Elita”, anëtar i Bordit drejtues (që nga janari 2019),

  Shoqëria për kulturë, art dhe arsim “Kopru”, anëtar aktiv i organizatës (që nga janari 2020).

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе