Kostadinovska-Stojçevska: Xhazi është pjesë e traditës muzikore maqedonase, xhazerët janë krenaria jonë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska uron Ditën Botërore të Xhazit, me respekt dhe mirënjohje themeluesve të këtij zhanri, brezit aktual të xhazerëve dhe të gjithë dashamirëve të muzikës xhaz.

“Xhazi është pjesë përbërëse e traditës sonë muzikore dhe muzikantët tanë janë krenaria me të cilën jemi njohur dhe të cilët me shprehjen e tyre krijuese e afirmojnë vendin tonë në skenën rajonale dhe botërore”, thekson Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shton se qëllimi ynë i përbashkët është ti mbajmë këtu muzikantët e talentuar të xhazit, t’u sigurojmë atyre angazhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, të krijojmë kushte për promovimin e tyre dhe për të ushqyer kulturën e xhazit në të gjithë vendin.

“Prandaj, jam e nderuar që me mbështetjen tonë të sinqertë, muzikantët e xhazit, me veprimin e tyre aktiv dhe pasionin artistik, luftuan për ngritjen e një Orkestre Nacionale të Xhazit”, thotë ministrja e Kulturës, duke theksuar se publiku i madh në koncertet e tyre, por edhe në festën tradicionale me rastin e Ditës Botërore të Xhazit, konfirmon se kultura maqedonase është pjesë përbërëse e familjes ndërkombëtare të xhazit, e cila feston fuqinë e shprehjes së lirë, diversitetin, çiltërsinë dhe multikulturalizmin.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе