Me rastin e Ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, Biblioteka nacionale dhe universitare “Sën Klimenti i Ohrit” nga Shkupi sot (22 prill) me fillim nga ora 12:00 do të organizojë manifestimin tashmë tradicional kushtuar librit, autorëve dhe lexuesve, duke dhuruar libra dhe trëndafila në sallën e bibliotekës.
Në shënimin e Ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit do të lexohet mesazhi botëror i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audre Azule dhe mesazhi maqedonas i shkruar këtë vit nga poetja, pianistja dhe kompozitorja ynë e njohur, Iva Damjanovski. Në këtë aktivitet do të lexohen pjesë nga veprat e shkrimtarit legjendar spanjoll Miguel de Kervantes.