Artisti holandez Jonas Stahl ekspozon projektin e fundit “Stacioni i пropagandës” në MAB

од admin_kult

Në Muzeun e artit bashkëkohor– Shkup nesër (1 mars) në ora 20:00 do të hapet ekspozita e pavarur e artistit me famë botërore Jonas Stahl – “Stacioni i propagandës”.

MAB bën të ditur se artisti holandez, i cili do të jetë i ftuar special i Muzeut, njihet për kërkimet e tij në raportin e artit, propagandës dhe demokracisë, ndërsa së fundmi ka marrë edhe çmimin prestigjioz për artet pamore “Prix de Rome”. Kuratore e ekspozitës është Ivana Vaseva.

– Një nga elementët kryesorë që e përbëjnë instalacionin e Stahlit, i krijuar enkas për Muzeun e artit bashkëkohor- Shkup, është video studimi “Teatri i propagandës” i vitit 2023, përmes të cilit ai përmbledh dhjetë vjet kërkime për propagandën – njoftojnë nga MAB.

Më datë 2 mars, duke filluar nga ora 12, në bashkëpunim me kuratoren, Stahl organizon Shkollë për propagandë me titull “Propaganda e antikiteteve. Nga Shkupi 2014 në Shkup – Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2028”. Hyrja do të jetë falas.

Në vitin 2021, Stahl i dhuroi MAB-it instalacionin “Sindikatat e reja” (New Unions 2016 – 2019), i cili ishte pjesë e ekspozitës grupore “Gjithçka që kemi të përbashkët” kurse vepra mund të shihet edhe një herë në ekspozitën “Blerjet – donacione 2022-2023”, kuratore e së cilës është Iva Dimovski, e cila do të hapet në mesin e këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе