Lajmërim për shpallje të thirjes publike

од admin_kult

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 3 paragrafit (7) të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës (“Gazeta Zyrtare e Republikës ës Maqedonisë” nr.290/20), në ueb faqen (www.kultura.gov.mk )  shpalli thirrje publike për përgatitjen e Listës së  artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari në kulturë.

Lista e artistëve dhe personave të tjerë që kryejnë veprimtari të pavarur ose ndonjë lloj tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, përmes kontratave për të drejtat e autorit ose të kontrata të tjera, përfundimisht me 27.09.2020 janë të angazhuar në personin juridik për kryerjen e veprimtarive nga sfera e kulturës, përpilohet me qëllim që artistët dhe personat tjerë që kryejnë veprimtari në kulturë të mund të arrijnë të drejtën e mbështetjes financiare me shumë prej 6.000 denarë, që mund të shfrytëzohet për blerjen e produkteve maqedonase dhe shërbimeve, në periudhë nga dita e pranimit të mjeteve në llogarinë e transaksionit deri më 25.12.2020.

Thirrja publike zgjatë deri 12.12.2020, ndërsa të gjithë personat e interesuar në mail adresën e Ministrisë së Kulturës (info@kultura.gov.mk ) duhet të dorëzojnë kërkesë për përfshirje në Listë dhe Deklaratë që i plotësojnë kushtet për përfshirje në Listë (kërkesa dhe deklarata janë pjesë përbërëse e Thirrjes publike).

Listën e artistëve dhe personave të tjerë që kryejnë veprimtari individuale ose lloje tjera të aktiviteteve nga kultura, përmes kontratave autoriale ose ndonjë lloje tjetër të kontratës përfundimisht me 27.09.2020 janë angazhuar nga personi juridik për kryerjen e veprimtarisë nga sfera e kulturës, Ministria e kulturës do të dorëzojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе