Thirrje publike për përpilimin e listës së artistëve dhe personave të tjerë që kryejnë veprimtari në kulturë

од admin_kult
  1. LËNDA

Lënda e kësaj thirrje publike është përpilimi i listës së  artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari individuale ose veprimtari tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të drejtave të autorit ose lloj tjetër të kontratës, përfundimisht me 27.09.2020 janë angazhuar në personin juridik për kryerjen e veprimtarisë nga sfera e kulturës (në tekstin e mëtejmë: Lista) në bazë të cilës artistët dhe personat të tjerë të cilët kryejnë veprimtari në kulturë mund të arrijnë të drejtën e mbështetjes financiare me shumë prej 6.000,00 denarë që mund të shfrytëzohet vetëm për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve maqedonase në periudhë nga dita e pranimit të mjeteve në llogarinë e transaksionit deri më 25.12.2020.

  1. E DREJTA NË PJESËMARRJE – KUSHTET

Të drejtë në pjesëmarrje në thirrjen publike kanë:

  1. Artistët të cilët:
  • Kryejnë veprimtari ose lloj tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes të kontratave të drejtave të autorit ose kontrata të tjera, përfundimisht më 27.09.2020, janë të angazhuar në personin juridik i cili është i regjistruar për kryerjen e veprimtarive nga sfera e kulturës;
  • janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Për periudhë janar – gusht 2020 kanë realizuar të hyra në neto shumë që nuk është më e madhe se 120.000, 00 denarë në pajtim me evidencën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike;
  • Individualisht, ose përmes kontratave autoriale ose kontrata të tjera, kanë marrë pjesë në realizimin e së paku tre projekteve nga sfera e kulturës në tre vitet e fundit.
  1. Persona të tjerë të cilët:
  • Kryejnë veprimtari ose lloj tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes të kontratave të drejtave të autorit ose kontrata të tjera, përfundimisht më 27.09.2020, janë të angazhuar në personin juridik i cili është i regjistruar për kryerjen e veprimtarive nga sfera e kulturës;
  • janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • për periudhë janar – gusht 2020 kanë realizuar të hyra në neto shumë që nuk është më e madhe se 120.000, 00 denarë në pajtim me evidencën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike;
  • Individualisht, ose përmes kontratave autoriale ose kontrata të tjera, kanë marrë pjesë në realizimin e së paku tre projekteve nga sfera e kulturës në tre vitet e fundit.

Personat nga pikat 1 dhe 2 të këtij Kreu të Thirrjes publike nuk guxojnë të jenë të përfshirë në lista e nenit 3 paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6, 8 dhe 9 të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës, përkatësisht nuk guxojnë të jenë të përfshirë në këto lista:

  1. Lista të qytetarëve me të ardhura të ulëta,
  2. Lista e shfrytëzuesve të pensionit,
  3. Lista shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar:
  4. Lista e të rinjve;
  5. Lista e prindërve të vetëm:
  6. Lista e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror;
  7. Lista e punëtorëve të filmit;
  8. Lista e artistëve të estradës.

III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM I CILI DORËZOHET NË THIRRJEN PUBLIKE

Për përfshirjen në Listë, artistët dhe personat të tjerë nga Kreu II të kësaj Thirrje publike duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë për përfshirje në Listë;
  • Deklaratë për plotësimin e kushteve për përfshirjen në Listë.
  1. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS DHE AFATET E DORËZIMIT TË KËRKESËS
  • Formulari i kërkesës, formulari i Deklaratës dhe Ligji për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës në ditën e shpalljes së kësaj Thirrje publike.
  • Formulari i Kërkesës dhe Formulari i Deklaratës detyrimisht merren nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës kultura.gov.mkdhe plotësohen në formë elektronike me shënimin e të dhënave në vendin e shënuar dhe dorëzohen në formë elektronike në adresën elektronike info@kultura.gov.mk.
  • Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës është 12.12.2020 (e shtunë).
  • Kërkesat të cilat nuk janë dorëzuar në afatin e përcaktuar me këtë thirrje publike, që nuk janë plotësuar në formularin që është pjesë përbërëse e kësaj thirrje publike dhe që janë jo plotësisht të plotësuara nuk do të përfshihen në Listën e artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari individuale ose veprimtari tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të drejtave të autorit ose lloj tjetër të kontratës, përfundimisht me 27.09.2020 janë angazhuar në personin juridik për kryerjen e veprimtarisë nga sfera e kulturës.
  1. DORËZIMI I LISTËS

Lista e artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari individuale ose veprimtari tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të drejtave të autorit ose lloj tjetër të kontratës, përfundimisht me 27.09.2020 janë angazhuar në personin juridik për kryerjen e veprimtarisë nga sfera e kulturës, Ministria e Kulturës do ta dorëzojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në afat prej pesë ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës.

  1. VËREJTJE
  2. Mbështetja financiare, mënyra e pagesës dhe shuma e mbështetjes financiare janë përcaktuar me Ligjin për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës.
  3. Në pajtim me nenin 9 të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës, personat të cilët kanë marrë ndihmë financiare në pajtim me Dispozitën me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, të rinj dhe punëtorë shëndetësor përmes lëshimit të kartelës pagesore debitore për blerjen e prodhimeve maqedonase dhe shërbimeve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 137/20, 147/20, 151/20, 156/20, 157/20 dhe 169/20 ) nuk mund të shfrytëzojnë mbështetje financiare në pajtim me këtë ligj.

Ligji për mbështetjen financiare të artistëve

Kërkesë Për përfshirje në listën e artistëve dhe personave tjerë të cilët e kryen veprimtari të pavarur ose lloj tjetër të aktivitetit nga sfera e kulturës

Deklaratë Për plotësimin e kushteve për përfshirje në Listën artistëve dhe personave tjerë të cilët e kryen veprimtari të pavarur ose lloj tjetër të aktivitetit nga sfera e kulturës

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе