Pavijoni Maqedonas i artiti hapurnë Venecia me „Përvoja e peizazhit“ nga Robert Jankuloski dhe Monika Moteska

од admin_kult

Pavijoni Maqedonas i artiti hapurnë Venecia me Përvoja e peizazhitnga Robert Jankuloski dhe Monika Moteska.

Në objektin „Skuolla dei Laneri“,në prani të të ftuarve të shumtë, sot në Venecia në mënyrë solemne u prezentua përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në edicionin e 59 të bienales së Venecias për art figurativ, projekti „Përvoja e peizazhit“ (Landscape Experience) nga Robert Jankulloski dhe Monika Moteska.

Në prezantimin e projektit folën ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova-Qerimi.

– Mirë se erdhëm në Venecia, mirë se erdhët në pavijonin e artit maqedonas, mirë se erdhëm në “Qumështi i ëndrrave” përmes “Përvoja e peizazhit” të përfaqësuesve tanë në Bienalen e 59-të të Artit edhe në festë.

Ky vend i shenjtë për artistët, siç e quajnë ata, është në fakt pasqyrë e arrogancës sonë e barabartë me komplot të cekët kundër shtëpisë sonë. Ne nuk e krijuam këtë planet. A e kuptuam se ajo na krijoi? – theksoi në fjalimin e saj ministrja e Kulturës Kostdinovska-Stojçevska.Duke iu referuar temës së Bienales së këtij viti, ajo theksoi se projekti „Përvoja e peizazhit” nuk është arratisje nga realiteti, përkundrazi.

– Është aq reale sa për një moment të vjen të ikësh. Por duke qenë se artdashësit shkojnë gjithmonë në drejtim të kundërt, më vjen mirë që jemi në vendin e duhur, por në  kohë të pasigurt.

Helmetat, arseniku, pelivanët…..luftërat,katastrofat ekologjike dhe ajo luftë e përjetshme mes së mirës dhe së keqes. Ndoshta një shoqatë e mjaftueshme e Ukrainës, e KOVID-19, për mbijetesë.

A jemi gati për këtë rrugëtim përmes artit?

Nëse përgjigja është PO, le të shkojmë tani!

Faleminderit dhe mirë se erdhëm në Venecian e vetme, si e ëndrrave! – tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Dita Starova-Qerimi, në fjalimin e saj tha se ky projekt është pjesëmarrja e tetë e Galerisë Kombëtare si organizatore zyrtare e vendit tonë në Bienalen e Venecias, që është krenari, por sigurisht përgjegjësi dhe sfidëkonstante për prezantimet e autorëve maqedonas të cilët me dorëshkrimet e tyre autoktone vizuale janë në raport me temat aktuale botërore.

– Këto të dhëna flasin për vizionin bazë të realizuar nga Galeria Kombëtare dhe i referohen, para së gjithash, prezantimit të veprave cilësore autoriale të artistëve maqedonas me renome që përfaqësojnë vendin tonë në këtë bienale më prestigjioze botërore të arteve vizuele.Përmes suksesit të këtyre shfaqjeve, të cilat autorëve u sollën mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, vërtetohet edhe pozicioni i Galerisë Kombëtare si një nga institucionet udhëheqëse në vend në fushën e arteve vizuele – tha drejtoresha Starova-Qerimi.

Ajo, duke shpjeguar konceptin e projektit,tha se përmes estetikës së krijimeve të peizazhit magjik të një rajoni gjeopolitik të bukur, të braktisur dhe të shkatërruar ekologjikisht, paraqitet toksiciteti dhe fuqia shkatërruese e bukurisë së dukshme surreale mbi shëndetin e gjithë botës së gjallë.

– Autorët Robert Jankuloski dhe Monika Moteska në projektet e tyre të deritanishme shqyrtojnë dhe përpunojnë „estetikën” e peizazheve të braktisura (të neglizhuara), duke i vendosur ato në një kontekst të ri dhe duke kërkuar vazhdimisht shtresa të reja të leximit të dispozitave jetë – vdekje, e bukur – e shëmtuar, dehëse – helmuese – tha Starova-Qerimi, e cila është edhe komisionere e projektit.

Kuratore janë Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë Kombëtare të RM së Veriut dhe Sanja Kojiç Mladenov, këshilltare kuratore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Novi Sad, Serbi dhe kuratore e projektit „Eurovision“ në Departamentin e Arteve Vizuele IFA Shtutgard.

Edicioni i pesëdhjetë e nëntë i Bienales së Artit të Venecias do të mbahet nga data 23 prill deri më 27 nëntor dhe kuratore është  Sesilija Alemani.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе