Kostadinovska-Stojçevska: Po investojmë në çdo komunë, me 7,5 milionë denarë po promovojmë kulturën edhe në Krivogashtan

од admin_kult

Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me zëvendësministrat shtesë për Punë të Brendshme dhe Punë dhe Politikë Sociale, Mitko Bojmacaliev dhe Jovanka Trençevska, sot kanë qëndruar në vizitë pune në Komunën e Krivogashtanit, ku kanë inspektuar projektet për të cilat janë ndarë 7.5milionë denarë nga Programi për dotacione kapitale në kulturë.

Konstadinovska-Stojçevska theksoi se, e shtyrë nga dëshira për të investuar në objektet kulturore dhe nevoja për të ofruar kushte për qasshmërinë e kulturës për të gjithë dhe në çdo komunë, bashkëpunimi me Komunën e Krivogashtanit, i cili filloi vitin e kaluar, vazhdon edhe këtë vit.

“Me kryetarin Miskoski kemi inspektuar fazën përfundimtare të projektit me të cilin kjo komunë ka pranuar mjete nga Ministria e Kulturës për herë të parë që nga ekzistenca e saj dhe me të cilën salla komunale është shndërruar dhe përshtatur në sallë multifunksionale për realizimi i ngjarjeve kulturore. Me këtë mundësojmë jetë më të pasur kulturore për të gjithë qytetarët, si dhe realizimin e ngjarjeve që do të kontribuojnë në kultivimin dhe mbrojtjen e traditës së pasur të këtij rajoni”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shtoi se me mjetet e marra nga programi i dotacioneve kapitale këtë vit do të realizohet projekti, i cili do të mbrojë, zbukurojë dhe fisnikërojë hapësirën rreth bibliotekës dhe muzeut në këtë komunë.

Kostadinovska-Stojçevska i përshëndeti iniciativat dhe përkushtimin për përgatitjen dhe realizimin e projekteve, që është edhe një konfirmim i, siç tha ajo, bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror në promovimin e kulturës dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve në këtë fushë.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska vizitoi “Panairin e grave”, i cili u mbajt në Krivogashtan si manifestimi final i serialit “E zëshme dhe trimereshë 2”, të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Fushata për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mirëqenies së grave dhe fuqizimit të tyre ekonomik do të përmbyllet me performancën e Institucionit të ri nacional, Orkestrës së Odës së Manastirit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе