Kostadinovska-Stojçevska: Nuk ka viktima, nuk ka të lënduar, ndërtesa është e siguruar, Shkupi do të marrë Sallë të re Universale

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pas zjarrit që shpërtheu sot në Sallën Universale, tha se incidenti i sotëm nuk do të na ndryshojë mendjen të dorëzohemi, ajo që është e sigurt është se Shkupi do të ketë Sallë të re Universale.

“Kjo është një tronditje e madhe për banorët e Shkupit, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Menjëherë kanë intervenuar zjarrfikësit dhe siç shihet zjarri është vënë nën kontroll”, tha Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se më e rëndësishmja është që të mos ketë viktima dhe të lënduar.

Kostadinovska-Stojçevska, pas informimit se është djegur pjesa e brendshme e sallës, u shpreh që shumë shpejt të ketë informacione fillestare lidhur me përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, shkallën e dëmit dhe përgjegjësinë e mundshme.

“I bëj thirrje institucioneve që të veprojnë shpejt, të vërtetohen sa më shpejt faktet”, tha ministrja e Kulturës, e cila konfirmoi se konstruksioni i jashtëm prej çeliku është i mbrojtur nga zjarri dhe salla është e siguruar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе