Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot mori pjesë në mbrëmjen studentore të letërsisë dhe kulturës maqedonase “Letra e palexuar” në Katedrën e letërsisë dhe kulturës maqedonase.
“Sot gjeneratat e reja më japin qetësi se e mbrojnë hapësirën gjuhësore dhe janë të vetëdijshëm për forcën e gjuhës dhe letërsisë maqedonase”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Facebook pas manifestimit, i cili është në kuadër të “Ditëve të Letërsisë maqedonase” manifestim në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.
“Botimi dhe afirmimi i letërsisë maqedonase është një lidhje me identitetin tonë kulturor dhe kombëtar. Arkivat letrare janë thesari ynë me të cilin konfirmojmë ekzistimin e shkrimit dhe gjuhës maqedonase”, ka shkruar Kostadinovska-Stojçevska.
Siç thotë ministrja e Kulturës, studentët dhe të rinjtë janë trashëgimtarë të letërsisë që është krijuar nga mendjet e zellshme që nga kohërat e lashta.
Mbrëmja studentore në Fakultetin Filologjik ‘Bllazhe Koneski’ është një pamje e qartë e të rinjve se së bashku vazhdojmë ta afirmojmë dhe mbrojmë gjuhën, por edhe vazhdimisht ta modernizojmë letërsinë”, thotë Kostadinovska-Stojçevska, duke shtuar se Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” është ledhe natyrore ku me përkushtim kultivohet maqedonistika.
Ajo theksoi se Ministria e Kulturës e njeh punën e autorëve të rinj dhe bashkëkohorë dhe vazhdimisht ofron mbështetje për projektet e tyre.
Manifestimi, i cili filloi sot me temën “Romantizmi letrar serb dhe maqedonas”, vazhdon nesër me ligjërata të profesorëve nga Novi Sadi dhe Lubjana me temat: “Si mësohet letërsia maqedonase në Fakultetin Filozofik në Novi Sad?” dhe ” Pritja e tregimit “Vampir” nga Petre M. Andreevski në Slloveni: nga përkthimi deri në përshtatje në performancën muzikore-rrëfyese”.