Me ekspozitën e fotografive teatrore dhe premierën e shfaqjes “Vrima e zezë” nga Goran Stefanovski, Teatri Popullor “Anton Panov” nga Strumica të premten shënon 75 vjetorin nga ekzistenca e tij.
Siç informojnë nga Teatri, ekspozita me fotografi të Sreçko Gunçevit titullohet “75 vjet TK Anton Panov”, ndërsa produksionin e dramës së Stefanovskit e ka drejtuar Ljupço Gjorgievski. Skenografia është e Valentin Svetazarevit, kostumet janë të Andrej Gjorgievskit, ndërsa kompozitor është Sashko Kostovi.
Ndërsa, Teatri Popullor i Strumicës filloi zyrtarisht punën më 1 maj 1949 dhe shfaqja e parë e vënë në skenë ishte “I arratisuri” nga Vasill Iljoskit me regji të Dimitar Kolçakovit.