Kostadinovska-Stojçevska nga Manastiri: Qendra informative Erasmus+ do të kontribuojë në sigurimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë sipas standardeve evropiane

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe nënkryetari i parë i Qeverisë së RMV-së, Bojan Mariçiq, kanë vizituar sot Info qendrën e sapohapur “Erasmus+” në Manastir.

“Rinia mbetet në fokus të agjendës së Ministrisë së Kulturës. Vetëm kështu do të tregojmë qëndrim të vendosur ndaj rrugës sonë drejt familjes evropiane dhe do të përfshijmë më shumë tema që janë të një rëndësie të veçantë, siç janë kultura, arsimi, inovacionet”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska në deklaratë për media pas vizitës në info-qendrën.

“Të rinjtë me zërin dhe aktivizmin e tyre, – tha ministrja e Kulturës, janë bërë aleati ynë në ndërtimin e shtetit dhe krijimin e mundësive, andaj investimi në dijet e tyre është garantuesi ynë për krijimin e mundësive në vendin tonë.

Ajo shtoi se Ministria e Kulturës ka treguar edhe në të kaluarën se mbështet dhe krijon politika që u mundësojnë të rinjve një jetë më të mirë, arsim cilësor dhe mundësi për mobilitet.

“Ministria e Kulturës në vazhdimësi i ndihmon të rinjtë që të forcohen në krijimin e projekteve evropiane dhe të marrin pjesë aktive në programin Evropa kreative të Bashkimit Evropian, si një nga mjetet më të rëndësishme për mbështetjen e bashkëpunimit kulturor evropian, i shprehur përmes promovimit kulturor të vlerave dhe diversitetit”, tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska shprehu kënaqësinë që të rinjtë në Manastir kanë vend ku do të diskutojnë dhe ndajnë vlerat e përbashkëta që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane, sepse është një nga programet më fleksibile të Bashkimit Evropian.

Info qendra “Erasmus+” në Manastir është e dedikuar për të gjithë të rinjtë, por edhe në përgjithësi për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen për programet apo rrjetet e menaxhuara nga Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе