Kostadinovska-Stojçevska: Siç kam premtuar, pagat e punonjësve të kulturës janë 12 për qind më të larta

од admin_kult

Punonjësit e kulturës pagën e muajit mars e kanë me rritje prej 12 për qind. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska tha se me këtë e ka realizuar premtimin.

“Siç edhe kam premtuar, punonjësve të kulturës nga sot janë rritur 12 për qind. Kjo Qeveri e udhëhequr nga LSDM kujdeset njësoj për të gjithë. Nga viti 2019 e deri më sot rritja e pagave në sektorin e kulturës është rritur në 52 për qind, me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive”, tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska shtoi se ka dy vite që lufton për paga më të larta për punonjësit në kulturë dhe suksesin e saj askush nuk mund ta mohojë. Pagat janë rritur dhe do të rriten sërish.

“Nuk ka asnjë palë të interesuar që është kundër rritjes së pagave, aq më tepër kur ligji për të cilin luftoi kjo Qeveri është në anën e punëtorëve të kulturës”, thotë ministri.

Ajo i vlerësoi reagimet dhe protestat e SKRM-së si lojë dhe manipulim parazgjedhor.

“Mbledhja e djeshme në Ministrinë e Financave”, thotë ministrja e Kulturës, “nuk është thirrur me qëllimin që Sindikata për Kulturë u ka paraqitur anëtarëve të saj dhe as për ndonjë lojë, sot është vërtetuar.

Në deklaratën e saj, Kostadinovska-Stojçevska përsëriti qëndrimet e saj se është gjithmonë në anën e punëtorëve, për paga më të larta dhe të drejta më të mëdha në punë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе