Edicioni i pestë i festivalit “Xhaz buzë Vardarit”

од admin_kult

Nga data 20 deri më 27 prill do të mbahet edicioni i pestë i festivalit “Xhaz buzë Vardarit”. Programi përbëhet nga tre mbrëmje dhe pesë shfaqje të koncerteve që do të zhvillohen në Filarmoninë dhe në qendrën arsimore kulturore “Laboratorium”.

Në hapje më 20 prill, “Cobalt Code Unit” do të performojë në “Laboratorium” në orën 21:00. Më 23 prill në sallën e Filarmonisë në ora 20:00 publiku do të mund të ndjekë projektin muzikor-poezik “Era e blirit” nga Dunja Ivanova në piano dhe Tina Ivanova si autore e tekstit dhe rrëfimtare e tregimit. Menjëherë në orën 21:00, do të mbahet koncerti i Big Band-it nën dirigjentin e Lupço Mirkovskit me muzikë të njërit prej shtyllave të kompozicionit bashkëkohor të xhazit, Kire Kostov.

Në mbrëmjen e 27 prillit në “Laboratorium”, në orën 21:00 publiku do të mund të ndjekë koncertin e “Macedonian free society” ndërsa në orën 22:00 do të fillojë shfaqja e “Poetronika”.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “”Xhaz buzë Vardarit” do të mbahet për nder të Mirko Popov, i cili së bashku me Vlladan Drobicki është themeluesi i festivalit.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe realizohet në bashkëpunim me Filarmoninë nacionale dhe “Laboratorium-in”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе