Kostadinovska-Stojçevska në Forumin 100 ditë Qeveri: Janë shpërndarë afër 10 milion euro për investime në kulturë

од admin_kult

– Ishin 100 ditë intensive edhe për kulturën, por edhe për të gjithë shoqërinë. Fatkeqësisht, ende nuk kemi dalë nga kriza e pandemisë, të gjithë kemi rënë në  humnerë sigurie e cila ka tërhequr dhe theksuar më tej krizën energjetike dhe ekonomike”, theksoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në forumin  „100 ditë të mandatit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, që u mbajt në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Kostadinovska-Stojcevska theksoi se fokusi ndër prioritetet e tjera të Ministrisë së Kulturës mbetet mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe Kurbinova dhe Stobi, ku puna vazhdon me asistencën e ekspertëve të huaj dhe është përgatitur projekt nga Smart Kultura me Shqipërinë dhe Greqia, që do të nisë së shpejti.

Kostadinovska-Stojçevska tha se vazhdon realizimi i investimeve kapitale, për të cilat janë ndarë afrër 10 milionë euro. Po punohet për ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e të vjetrave si: Teatri Turk, Teatri dhe Biblioteka në Tetovë, Qendrat e Kulturës në Kumanovë, Prilep, Koçan, Gostivar, Teatri i Vjetër në Strumicë, rindërtimi i kulmeve të Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare„ Shën Kliment Ohridski”, dhe në fazën përfundimtare janë projektet për rindërtimin e objekteve të Muzeut të Maqedonisë së Veriut dhe të Mala Stanicës. Kostadinovska-Stojçevska informoi se ka filluar faza e parë e rikonstruksionit të plotë të Muzeut „Dr. Nikolla Nezlobinski” në Strugë.

Ministrja e Kulturës ndau edhe aktivitetet në pjesën normative, ku me dsikutimin publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, propozim-teksti që është harmonizuar me direktivat e BE-së dhe vazhdon në qeveri dhe procedurën parlamentare për miratimin e tij.

-Me kërkesë të publikut kulturor është tërhequr Propozim ligji për realizimin e interesit publik në kulturë dhe është formuar grupi punues i cili do të punojë në avancimin e draft tekstit, me qëllim implementimin e vërejtjeve dhe krijimin e ambientit të favorshëm për realizimin i aktiviteteve kulturore.- tha Kostadinovska-Stojçevska, duke iu referuar punës së Ministrisë së Kulturës në 100 ditët e para të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе