Koncert i 8 Marsit me tenorin botëror Federico Serra organizuar nga “Vera e Ohrit”

од admin_kult

Me rastin e 8 Marsit, Ditës së gruas, organizuar nga IN “Vera e Ohrit”, do të mbahet koncerti me tenorin me famë botërore Federico Serra nga Italia, i shoqëruar nga pianisti Antonio Camponogara. Koncerti i cili do të mbahet më 8 mars në kishën “Shën Sofia” në Ohër me fillim nga ora 19:00, sipas organizatorëve do t’u kushtohet grave të gjinisë më të bukur.

“Tashmë për të tretin vit, jashtë kuadrit të festivalit 12 korrik – 20 gusht, realizojmë koncerte gjatë gjithë vitit. Kemi pasur koncert të mrekullueshëm të Vitit të Ri me orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar dhe tani vjen koncerti i Festës së Gruas më 8 Mars me këngëtarin operistik nga Italia, Federico Serra, mentori i të cilit është këngëtari operistik i nivelit botëror Andrea Bocelli. Besoj se ato arie operistike do të na çojnë në botën e Giuseppe Verdit, në botën e Italisë dhe do të jetë dhuratë për gratë nga Ohri dhe për të gjitha gratë që duan të vijnë, që janë përkrahëse dhe dashamirëse të Festivalit “Vera e Ohrit”, ka thënë drejtoresha e IN “Vera e Ohrit”, Natasha Popoviq.

Pas koncertit të 8 Marsit të organizuar nga “Vera e Ohrit”, do të ketë koncert të Pashkëve si përfundim i koncerteve jashtë programit zyrtar.

“Si institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm kulturor në vend, dëshirojmë që kultura e lartë të jetojë gjatë gjithë vitit, e cila nga njëra anë e afirmon Festivalin kurse nga ana tjetër Ohrin si qytet, por edhe vendin e tërë. Ne ofrojmë cilësi dhe këtë e njeh audienca jonë besnike”, thotë Popoviq.

Federico Serra ishte pjesë e katër tenorëve italianë me famë botërore që realizuan koncert të paharrueshëm në ceremoninë e hapjes së edicionit të 62-të të Festivalit “Vera e Ohrit”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе