Cikli i tretë i Reflektimeve Pariziane me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë

од admin_kult

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të premten (22 mars) në Galerinë Nacionale, në objektin e Çifte Hamamit, do të hapet pjesa e tretë e ciklit të ekspozitës “Reflektimet Pariziane”.

Ekspozita paraqet përzgjedhje të veprave nga gjenerata e tretë e artistëve maqedonas, të cilët kanë qëndruar për studime apo kanë pasur ekspozita në Paris ose në një pjesë të krijimtarisë së tyre kanë qenë të lidhur me të.

Nga Galeria Nacionale e Maqedonisë thonë se në këtë përzgjedhje përfshihen autorë të lindur pas vitit 1930, të cilët e përcaktuan skenën artistike në vendin tonë në dekadën e shtatë dhe të tetë të shekullit të 20-të, si dhe janë domethënës për veprimtarinë e tyre pedagogjike: Nove Frangovski, Dushan Perçinkov, Rodoljub Anastasov, Tanas Lulovski, Risto Kalçevski, Ana Temkova, Gligor Çemerski, Dragutin Avramovski – Gute, Kiril Efremov, Aleksandar Risteski, Vasko Tashkovski, Kiril Gegoski, Millosh Koxhoman, Violeta Çaule, Taki Pavllovski, Rubens Korubin, Done Miljanovski, Bllagoja Nikollovski (piktorë). Boro Mitriqeski, Stefan Manevski, Vasil Vasilev, Dragan Poposki Dada, Boris Nikollovski (skulptorë).

Kuratore e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajlovska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale.

Të gjitha punimet e paraqitura janë pjesë e koleksionit të Galerisë Nacionale.

Ekspozita do të zgjasë deri më 20 prill.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе