Në hapësirat e IN Muzeu i Republikës së Maqedonisë nesër (2 dhjetor) në ora 13 do të promovohet ,,Udhëzuesi për persona me aftësi të kufizuara gjatë vizitës së Muzeut”.
Bëhet fjalë për publikim të parë kushtuar punonjësve të muzeut në vend, ku çdo ditë personat me aftësi të kufizuar vijnë në mënyrë të organizuar.
Udhëzuesi do tu mundësojë të punësuarve në muze të marinë njohuri themelore për personat me aftësi të kufizuar dhe karakteristikat e tyre,përmasimin e qasjes deri te ekspozitat e muzeut dhe rregullimin e tyre adekuate në përputhje me nevojat e këtyre personave si dhe marrjen e informacioneve të nevojshme për metodat themelore dhe teknikat e punës. Autor i Udhëzuesit është: Emilija Georgieva dhe Suzana Markovska.