Urimet e ministres së kulturës me rastin e Ditës Botërore të Teatrit

од admin_kult

Të nderuar punonjës të teatrit,

Në Ditën Botërore të Teatrit, kam nderin t’ju drejtohem të gjithëve dhe të ndaj me ju se teatri është pjesë e paçmuar e trashëgimisë sonë kulturore dhe luan rol kyç në formësimin e shoqërisë.

Skena juaj është e fuqishme për të shprehur perspektivat tona të përbashkëta, për të nisur dialogun dhe për të nxitur ndjeshmërinë. Ju dini se si t’i jepni jetë historive me mjeshtëri dhe përmes gjuhës, dramës dhe muzikës suaj, ju keni aftësinë për të kapërcyer barrierat dhe për të lidhur njerëzit.

Në një kohë kur bota po përballet me sfida, teatri ka dëshmuar të jetë një fener shprese dhe qëndrueshmërie. Shpirti i teatrit nuk do të ndalet kurrë së jetuari dhe krijimi.

Falënderoj Fakultetin e Arteve Dramatike, por edhe të gjithë aktorët, dramaturgët, regjisorët, skenaristët, punonjësit e teatrit – përkushtimi, talenti dhe krijimtaria juaj meritojnë duartrokitjet më të mëdha.

Ndërsa festojmë teatrin, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen dhe promovimin e kësaj forme arti. Ministria e Kulturës mbështet vazhdimisht aktivitetet tuaja. Për vitin 2024 janë ndarë 38 milionë denarë për institucionet nacionale, 22 milionë denarë për shfrytëzuesit e tjerë, si dhe tetë milionë denarë për festivalet e dramës.

Ne dimë se si ta bëjmë teatrin një platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për çështje të rëndësishme sociale dhe shoqërore. Prandaj, të gjithë ne si publik duhet të shijojmë magjinë dhe të ndjejmë fuqinë e skenës së teatrit.

Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе