Takim i  ministres Stefoska me ambasadorin e sapoemëruar meksikan Karlos Isuaro Feliks Korona

од admin_kult

Nënshkrimi i Marëveshjes për mbrojtjen, ruajtjen, kthimin dhe rikthimin e të mirave kulturore ndërmjet dy vendeve, si dhe thellimi i bashkëpunimit kulturor,është përfundimi nga takimi i parë protokolar i sotëm i ministres së kulturës, Irena Stefoska dhe ambasadorit të ri të Shteteve të Bashuara të Meksikës në Beograd, përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Karlos Isuaro Feliks Korona.

Ministrja Stefoska i uroi mision të sukseshëm diplomatik ambasadorit të sapoemëruar të Meksikës dhe shprehu pritjen që gjatë mandatit të tij të realizohen më shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Stefoska theksoi se nënshkrimi i dokumentit të ri në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të krijojë kornizë ligjore për lidhjen e institucioneve profesionale përkatëse, shkëmbim të ekspertëve, shkollave verore, trajnime dhe projekte tjera të përbashkëta.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e pjesëmarrjes së artistëve meksikan në Festivalin “Vera e Ohrit” dhe “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, si dhe pjesëmarrjen e artistëve maqedonas në festivalet përkatëse në Meksikë.

Në takim ambasadori i bëri një ftesë të hapur Ministres së Kulturës për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Meksikës.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе