Kori “Shën Zlata Meglenska” shënon jubileun 25 vjeçar

од admin_kult

Në kuadër të edicionit të 22-të të manifestimit “Festimet muzikore të vjeshtës” 2021,mbrëmjen e sotme (30 nëntor) me fillim në ora 20:00 në Operën dhe Baletin Nacional me koncertin e titulluar “Shën Zlata feston” do të shënohet jubileu 25 vjeçar i Korit Kamertal të Femrave “Shën Zlata Meglanska”.Korin do të dirigjohet nga Letka Dimovska – Polizova,e cila është themeluese e tij.Ndër të tjerash, në koncert është planifikuar të performojnë edhe Vlatko Stefanovski – kitarë, Sanja Shuplevska – violinë, vokalistët Vasil Gavranliev dhe Kalina Velkovska, Ansambli Kamertal “Polifonia”, pianisti Ivan Eminoviq.Në program janë të përfshira vepra nga Shuplevski, Stojkov, Bortnjanski, Zaprov dhe autorë të tjerë.

“Shën Zlata Meglanska” nga Shkupi,është Kor Kamertal Femëror,i formuar në vitin 1996 pranë Kishës Ortodokse Maqedonase.Ky përbërës kori,përmes punës së tij 25 vjeçare të vazhdueshme, është kthyer në një vatër kori dhe tempull kulturor,ku me shumë dashuri dhe përkushtim të madh i vuri të gjitha zhanret e korit në shërbim të afirmimit të autorëve, kompozitorëve dhe aranzhuesve vendas.

Shumë këngëtarë të rinj solistë,muzicientë dhe studentë të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup,pikërisht me korin “Shën Zlata Meglenska”si solistë të rregullt të korit patën debutimin e tyre të parë solo,duke filluar karrierën e tyre solistike.Kori ka performanca të shumta në një sërë festivalesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare,gara dhe të ngjajshme.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе