Shfaqje e kostumeve popullore ballkanike në Kratovë

од admin_kult

Në Muzeun e qytetit të Kratovës,në organizim të komunës së Kratovës dhe Ansamblit Maqedonia nga Shkupi,është hapur ekspozitë e kostumeve popullore ballkanike.

Në ekspozitë janë të prezantuara kostume popullore tradicionale nga Ballkani nga fundi i shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XX,të klasifikuara sipas statusit social,të paraqitura në fotografi edhe atë nga:Konavle –Kroaci,Slavoni – Kroaci,Pasovinë – Kroaci,fshati Letnica – Kroatë nga Kosova dhe Metohija,Morava e epërme –Kosovë dhe Metohija,Samakov – Bullgari,Harmanli – Bullgari,Crna Trava – Serbi,Pçinjë – Serbi,Mali i Zi,Kroatë – Bosnje dhe Hercegovinë.

Në ekspozitë me performanca vokale nga Posavina –Kroaci u prezantuan edhe artistë nga Ansambli Maqedonia nga Shkupi.

Ekspozita e cila për vizitorët do të jetë e hapur deri më 30 nëntor,është pjesë e Shfaqjeve Ndërkombëtare të Kostumeve Popullore,projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе