Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, Elena Jovanova-Grujovska dhe prof.dr. Elizabeta Bandilovska, anëtare e Këshillit të Gjuhës Maqedonase, sot në fshatin Lubojno të Prespës, inspektuan rindërtimin dhe adaptimin e filluar të shkollës së vjetër “Dimitar Vllahov” në “Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase”.
“Qeveria, Ministria e Kulturës dhe Instituti dhe Muzeu nga Manastiri u angazhuan me gjithë zemër dhe përgjegjësi që objekti me numër të fletë pronësisë 55 të marrë jetë në nderim të veprimtarëve maqedonas dhe të gjithë punëtorëve të arsimit dhe gjithë atyre që kujtimi i ditëve të shkollës në shkollën e vjetër është më shumë se një kujtim. “Qendra e gjuhës maqedonase” do të jetë monumenti ynë i përbashkët për të cilin deri në fund të vitit të ardhshëm, 2025, me kënaqësi do të themi – amanetin e kemi përmbushur”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ministrja e Kulturës tha se ne gjithmonë kthehemi me gëzim në Lubojno, në këtë vend të shenjtë arsimor maqedonas, në themelet e shkrim-leximit tonë në gjuhën amtare maqedonase.
“Ne si gjeneratë e përmbushim detyrën për të ruajtur trashëgiminë arkitekturore që ka kjo shkollë e vjetër si vlerë në historinë e artit maqedonas, si dhe detyrën ndaj rolit edukativo-shoqëror që ka shkolla për edukimin e popullit maqedonas”, tha ministrja e Kulturës.
Ajo shtoi se në periudhën e kaluar, institucioni kompetent Instituti dhe Muzeu – Manastir, me ekipet e ekspertëve dhe me të gjithë të përfshirë në proces, me profesionalizëm të lartë ka përmbushur hapat e shumtë të nevojshëm për të realizuar vizionin e një qendre moderne për promovimin e Lubojnës, Prespës, gjuhës maqedonase, kulturës, dhe identitetit tone.
“Këtë projekt fisnik dhe të jashtëzakonshëm e filluam me shpalljen e fshatit Lubojno monument i mbrojtur, pas së cilës u hartuan të gjitha ekspertizat dhe projektet e nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit dhe ndërtimi mund të fillojë.”
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se me ndërtimin e “Qendrës për promovimin e gjuhës maqedonase” shprehim respektin tonë për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që janë shkolluar në këtë vend në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.
Drejtori i Institutit të Gjuhës Maqedonase, prof.dr. Elena Jovanova-Grujovska, përkujtoi se tashmë kanë mbajtur manifestim në oborrin e shkollës, në hapjen e “25 ditët e Bllagoja Korubinit”, dhe shtoi: “Pres që “Qendra e rinovuar për promovimin e gjuhës maqedonase” të jetë vend që do të vizitohet nga të rinjtë nga diaspora, të cilët do të studiojnë gjuhën maqedonase. Por pres që kjo qendër të luajë një rol të madh në forcimin e marrëdhënieve dy dhe trepalëshe me vendet fqinje, Shqipërinë dhe Greqinë, të jetë urë lidhëse që do të bashkojë këto tre vende”.
Nga buxheti i Ministrisë së Kulturës në vitin 2024 dhe 2025 do të ndahen 32,8 milionë denarë për rindërtimin e shkollës së vjetër “Dimitar Vllahov” në Lubojno dhe për përshtatjen e saj të plotë në “Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase”.
Nga linku i mëposhtëm mund të shkarkoni insertet nga evenimenti dhe deklaratën e ministres së Kulturës.