Premiera botërore e filmit “Efterklang: Makedonium Bend” në festivalin “CPH:DOX” në Danimarkë

од admin_kult

Qendra Kulturore Rinore (QKR) shpalli premierën botërore të filmit “Efterklang: Makedonium Bend”, me regji të Andreas Jonsen, në një nga festivalet më të mëdha botërore të filmit dokumentar, “CPH:DOX”, më 23 mars në sallën e famshme “DR. Koncerthuset” “, në Kopenhagë, Danimarkë.

“Filmi Dokumentar muzikor, i cili u xhirua në prill të vitit 2023, paraqet  rrugëtim muzikor të grupit “Efterklang” në kërkim të muzikantëve maqedonas, me qëllim të grumbullimit të një ansambli të madh dhe performancës së tyre të përbashkët para monumentit “Makedonium” për nder të simbolit të arkitekturës monument i lirisë dhe pavarësisë”, njoftoi QKR.

Premiera e filmit nën produksionin e QKR-së, “Rosforth” dhe “Rumraket” është planifikuar për më 23 mars 2024 në kuadër të “CPH:DOX” dhe do të pasohet nga një koncert unik nga ansambli “Efterklang: Makedonium Bend”. ku përfshihen 22 muzikantë maqedonas. Gjatë koncertit do të luhen këngët më të njohura nga grupi “Efterklang”, si dhe këngët maqedonase dhe standardet e xhazit në ritmin e njohur popullor.

Përveç grupit “Efterklang”, në ansambël bëjnë pjesë edhe Kori Rinor i Grave pranë QKR-së me 16 koriste, si dhe muzikantët: Stefçe Stojkovski, Dejan Spasoviq, Dina Jashari, Iva Damjanovski, Martina Barakoska dhe Jane Trajkovski.

Realizimi i filmit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Këshilli Danez i Arteve dhe programi i Bashkimit Evropian “Kultura lëviz Europen” (Culture Moves Europe).

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе