Kostadinovska-Stojçevska: Bashkëpunimi me Muzeun “Ashmolean” rrit qasjen e pasurisë sonë kulturore për publikun britanik

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska është në vizitë pune në Londër, ku do të marrë pjesë në manifestimin e përvjetorit- 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë qëndrimit të saj, Kostadinovska-Stojçevska, e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Maqedonisë në Londër, Biljana Gligorova dhe Sllavica Uajt, kryetare e Fondacionit “Trajkovski”, sot vizituan Muzeun e Artit dhe Arkeologjisë “Ashmolean” në Universitin e Oksfordit.

Gjatë vizitës, udhërrëfyesi Graham Forbs e njohu Ministrin e Kulturës me historinë dhe zhvillimin e Muzeut, si dhe me koleksionet e pasura që përmbajnë objekte të ndryshme – nga mumiet egjiptiane te mostrat e artit bashkëkohor, ekspozitat që tregojnë histori njerëzore nëpër kultura dhe përmes kohës.

Sipas Kostadinovska-Stojçevska, “Ashmolean” është muzeu i parë universitar, i cili me historinë e tij afro katërshekullore është një nga institucionet më të njohura të këtij lloji në botë, me të cilin Ministria e Kulturës ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi, që hap mundësi për realizimin e disa projekteve dhe nismave.

– Si rezultat i atij bashkëpunimi, nëntë ikona terakote, të cilat datojnë nga shekujt V dhe VI dhe që numërohen ndër gjetjet më ekskluzive në historinë e arkeologjisë maqedonase, pesë vjet më parë ishin pjesë e ekspozitës së madhe të organizuar nga “Ashmolean”, “Feja në Perandoritë e Mëdha – tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se ekspozita, e cila zgjati gjashtë muaj, shkaktoi interesim të madh te publiku dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për afirmimin e trashëgimisë kulturore maqedonase dhe botërore.

Në këtë kontekst, Kostadinovska-Stojçevska i shprehu mirënjohje të madhe presidentes së Fondacionit “Trajkovski”, Sllavica Uajt, për angazhimin në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në të njëjtën kohë, u fol për bashkëpunim të ardhshëm në drejtim të prezantimit të pasurisë sonë kulturore para publikut të gjerë britanik, si dhe për donacione librash për institucionet maqedonase.

  – Një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës është pikërisht mbrojtja e pasurisë kulturore që e kemi dhe prezantimi i saj në korniza ndërkombëtare. Në atë drejtim do të ishte i një rëndësie të veçantë zbatimi më i madh i këtij dokumenti në funksion të shkëmbimit të ekspozitave, bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, qëndrimeve të kuratorëve, përmirësimeve apo projekteve kërkimore”- tha ministrja e Kulturës.

 Muzeu “Ashmolean” u themelua në vitin 1683 si institucion model që ndërthur funksionet e një vendi ku depozitohen ekspozita të rralla dhe kurioze dhe një qendër arsimore që kryen kërkime. Muzeu ka gjithashtu koleksionin më të madh të vizatimeve të Rafaelit, thesare të jashtëzakonshme anglo-saksone dhe koleksionin më të rëndësishëm të pikturës moderne kineze në botën perëndimore. Koleksionet historike të “Ashmolean” janë një pjesë integrale e trashëgimisë intelektuale të Universitetit dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në kërkimin dhe mësimdhënien për më shumë se treqind vjet.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе