Pianoja e koncertit – donacion për Operën dhe Baletin Nacional është vërtetim i lidhjeve të përhershme me Republikën Çeke

од admin_kult

Në Operën dhe Baletin Nacional sonte është mbajtur koncert pianoje, i organizuar nga Ambasada e Republikës Çeke, me rastin e festës nacional të këtij vendi mik. Në koncert u promovua si donacion një piano nga kompania e njohur çeke “Petrof”, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin tradicional mes dy vendeve në kulturë.

Në prani të pronares aktuale të “Petrof” Zuzana Petrofova, mysafirëve të shumtë nga trupi diplomatik dhe nga sektori kulturor e afarist në vend, këtë akt të përforcimit të marrëdhënieve në kulturë e përshëndeti zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi.

Ai theksoi se ai dhe ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Lludva, pajtohen që bashkëpunimi që kultivojmë në kulturë është thesar i vërtetë, por jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë mundësi që nuk janë shfrytëzuar.

– Opera dhe Baleti Nacional është institucion i rëndësishëm kulturor me muzikantë të mirë, të cilët e respektojnë thellësisht këtë gjest miqësie, të manifestuar përmes dhurimit të pianos së koncertit “Petrof”.

Pianoja e re e koncertit do të pasurojë tingullin dhe do të përmirësojë cilësinë e shfaqjeve në këtë institucion muzikor dhe skenik. Besoj se do t’i motivojë edhe artistët për krijimtari më të madhe në skenë dhe pasion në zhvillimin e muzikës, që në fund do të jetë kënaqësia më e madhe për publikun.

Jam i bindur se sonte do të kemi eveniment të madh muzikor me dy pianistët e njohur çek, me shpresë që sa më shpejt t’i shohim së bashku artistët maqedonas dhe çekë në skenën e Operës dhe Baletit Nacional”, është shprehur Luçi.

Zëvendësministri i Kulturës theksoi se manifestimi i sotëm, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Opera dhe Baleti Nacional me regjisor Vaso Ristov, është një tjetër vërtetim se arti dhe kultura janë gjithmonë hapi i duhur drejt një të ardhmeje të begatë.

Pianoja është donacion i iniciuar nga Republika Çeke, në të cilin pjesë kanë edhe kompani nga Maqedonia e Veriut. Ky model bashkëpunimi hap mundësi të reja për ngritjen e cilësisë së shfaqjeve dhe bashkëpunime të reja bashkëprodhuese.

Të pranishmit ndoqën performancën e pianisteve çeke Ema Jedlicka Gogova dhe Ina Aslamas-Duo Aslamas-Gogova.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе