Hapja e Mbrëmjeve 52 të Operës së Majit me premierën e operës së Verdit “Trubadur”

од admin_kult

Me premierën e operës në katër akte “Trubadur” nga Xhuzepe Verdi, do të hapen mbrëmjet e 52-të të Operës së Majit në Operën dhe Baletin Kombëtar. Festivali deri në fund të këtij muaji do të ofrojë program në të cilin përveç veprave operistike do të ketë edhe shfaqje baleti.

Opera “Trubadur”, e cilësuar si “simfoni e dashurisë, hakmarrjes dhe fatit”, është nën regjinë e Ivan Popovski, dirigjent është Enriko Doviko nga Italia, skenografi është Miodrag Tabaçki nga Serbia, kostumografe është Marija Pupuçevska dhe koreograf është Sasha Evtimova.

Në rolin kryesor do të interpretojë tenori Zoran Sotirov, personazhi i Acuchenës do të interpretohet nga mezo-sopranoja nga Serbia, Sanja Anastasia. Përveç tyre do të performojnë edhe ekipi i artistëve vendor: Marjan Jovanoski, Sandra Mitrovska, Vlladimir Sazdovski, Dejan Stoev, Ana Rojdeva, Tihomir Jakimovski dhe Jane Dunimaglloski, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar.

“Trubadur” do të shfaqet sërish më 11 maj, kur në ekip do të jenë solistë të huaj (nga Kanada dhe Kili), ndërsa dirigjenti do të jetë vendas (Ivan Eminoviq).

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе