Event në nder të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

од admin_kult

Në nder të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot (26 Prill) në orën 12:00 në bibliotekën Kombëtare dhe universitare “Sh. Kliment Ohridski” – Shkup, do të mbahet eventi tradicional i dhënies së librave dhe trëndafilave. Do të lexohen mesazhi i drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule, dhe mesazhi maqedonas për Ditën Botërore të Librit, që këtë vit e shkroi prof. Dr. Anastasia Gjurçinova.Me fjalim përshëndetës eventi do të hapet nga v.d drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare dhe universitare, Jelisaveta Kostadinova dhe Hose Luis Lozano Garcsa, ambasador i Spanjës në vendin tonë.

Sot në mesditë do të ketë festë në Bibliotekën KU  “Grigor Prliçev” në Ohër ku do të shpallen lexuesit më të rregullt për vitin 2021 në kategorinë fëmijë dhe të rritur, lexuesi më i ri dhe më i vjetër, si dhe autorët dhe librat më të lexuar vendas dhe të huaj.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе