Ekspozitë e Oleg Kulik në “Stacionin e Vogël”

од admin_kult

 Në qendrën multimediale “Stacioni i Vogël”,mbrëmjen e sotme do të jetë e hapur ekspozita “Merry-go-round”,nga Oleg Kulik.Organizator është Galeria Nacionale e R. së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me autorin dhe me Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës.

Oleg Kulik është i lindur në vitin 1961 në Kiev,dhe konsiderohet si një nga themeluesit e aksionizmit në Rusinë post Sovjetike.Në ekspozitën në “Stacionin e Vogël”,do të jenë të prezentuara aksionet e tija antologjike nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,dhe shfaqjet e njohura emblematike nga serialet “Qen i tërbuar”, “Unë e kafshoj Amerikën,Amerika më kafshon mua”,”Unë e dua Evropën,ndërsa ajo nuk ma kthen dashurinë”,kolazhe fotografish nga vitet e 2000-ta,si dhe performacë dhe skulpturë të re të realizuara në bashkëpunim me Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës.

Ekspozita do të jetë e hapur më 15.07.2021,dhe kurator përgjegjës për projektin është Ana Frangovska,kuratore e lartë.Gjatë kohëzgjatjes së ekspozitës do të organizohet edhe bisedë online me Oleg Kulik,ndërsa në fillim të muajit korrik do të jetë mysafire edhe Sanja Kojiq Mladenov,kuratore e projektit në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës,e cila do të mbajë një ligjëratë për bashkëpunimin me Kulik si dhe për projektet e tija më të rëndësishme,njoftuan nga Galeria Nacionale e R. së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе