Ekspozitë jubilare e Dimçe Koco në Çifte Hamam  

од admin_kult

Në objektin Çifte Hamam,në zemër të Çarshisë së vjetër të Shkupit,më 23 qershor të mërkurën me fillim në ora 20:00,do të jetë e hapur ekspozitë jubilare – 110-të vite nga lindja e historianit të artit dhe artistit maqedonas të artit figurativ Dimçe Koco.

Në kuadër të ekspozitës do të jenë të prezantuara qindra vepra të Dimçe Koco (tapiseri,vajra,akuarele,vizatime dhe skulptura),nga të cilat një numër i madh gjenden në Galerinë Nacionale të Maqedonisë,në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup,në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ASHAM,si dhe në rrethin më të ngushtë familjar të Dimçe Koco.

Koco është i lindur më 10 tetor të vitit 1910 në Ohër.Për një kohë ai ndjeku Shkollën e Artit të Gdhendjes në Ohër.Më pas,në të njejtën kohë filloi të ndjek Shkollën e Artit të Artizanaleve në Beograd,dhe për të studiuar Historinë e Artit në Fakultetin Filozofik në Beograd në të cilin diplomoi në vitin 1936.

“Në vitin 1945-së kthehet në Shkup dhe inicon formimin e Muzeut Kombëtar në Shkup ku dhe punon si drejtor i tij,dhe njëkohësisht fillon të ligjeroj histori të artit në Fakultetin Filozofik në Shkup.Në mënyrë aktive vepron edhe si artist i artit figurativ në fushën e pikturës dhe skulpturës veçanërisht në vizatim në tapiseri.Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë-SHAFM-së nga viti 1945.Si historian dhe kritik arti,ka botuar disa artikuj nga fusha e artit mesjetar,artit bashkëkohor dhe arkeologjisë”,thuhet në njoftimin për ekpozitën.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе