17 dhjetor: 50 vjetori nga vdekja e Parashqevi Qiriazit „Ylli i mëngjesit” i ilimunistëve shqiptarë

од admin_kult

Më 17 dhjetor 2020, kaluan pesë dekada nga vdekja e Paraqevi Qiriazit (02.06.1880-17.12.1970), njëra nga figurat kyçe të iluministëve shqiptar nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit njëzet. Roli i saj në arsim dhe në emancipimin e gruas në kuadër të Perandorisë së atëhershme Otomane mund të matet me lëvizjet e Marijana Hajnishit në Austri, me Anestia Bejerit në Danaimarkë, ose me Marija Montesorin në Itali.

Nga këto shkaqe, UNESKO e pranoi 17 dhjetorin që ta vendos në Kalendarin e vet si jubile i rëndësishëm në botë gjatë këtij viti.

Parashqevi Qiriazi lindi më 2 qershor të vitit 1880, si vajza më e vogël e Dhimitër dhe Marisë dhe u rritë në shtëpinë e tyre familjare në Manastir, në të cilën flisnin së paku pesë gjuhë. Mes nëntë vëllezërve dhe motrave të saj, Gjerasimi dhe Sevastia janë të njohur si themelues të shkollës së parë për vajza në Korçë, Shqipëri në vitin 1891. Atëherë Parashevi ishte në moshën njëmbëdhjetë vjeçare. Pas marrjes së diplomës së parë, ajo iu bashkëngjit dhe ia përkushtoi jetën arsimit të vajzave në Shqipëri: sikurse në shkollën e Korçës, ashtu edhe në shkollat e natës të organizuara nëpër fshatra, dhe më vonë në Institutin Pedagogjik për Femra Qiriazi, që e themeluan në afërsi të Tiranës me motrën e saj Sevastinë dhe burrin e saj, Kristo Dako, me qëllim që të trajnojnë sa më shumë mësuese.

„Parasheqi u lind e fundit në familjen Qiriazi”, shkruan linguisti shqiptar Xhevat Loshi, “por u bë e para që shkroi libër në gjuhën shqipe, gruaja e vetme që mori pjesë në Kongresin e Manastirit”, në të cilin u unifikua gjuha shqipe, në nëntor 1908, gruaja e parë me dy diploma, të Kolegjit Amerikan Robert Kolegj në Stamboll, dhe Oberlin College, në Ohaio SHBA,  redaktore e parë e gazetës, delegate e parë e Konferencën Ndërkombëtare të Parisit, në vitin  1919.

Lista është e gjatë e roleve që i ka pasur Parashqevi Qiriazi, ishte mike e afërt e misioneres amerikane Mis Ston, në skenën e arsimimit të gruas shqiptare, si dhe më gjerë në lëvizjet nacionale shqiptare për pavarësi nga Perandoria Otomane.

Vendosmëria e saj nuk e ka përkulur as në kushtet më të vështira të punës, as nga shtypjet politike, mes dy luftërave botërore, madje as kambi i përqëndrimit në Banjicës, Serbi, ku ka qenë e depërtuar në vitin 1943 me motrën Savastinë dhe me anëtarë të tjerë të familjes më të gjerë për shkak të veprimtarisë së saj kundër fashisteve.

Revistën që ajo e redaktonte në rini, si dhe shoqatën e grave në të cilën ishte anëtare dhe njëra nga themeluesit e saj, mbanin emrin e njëjtë “Ylli i Mëngjesit” emër që i përshtatet kësaj gruaje të mençur që kontributin e saj të pafund e dha për emancipimin e popullit shqiptar.

Nëse ekziston shembull që me dinjitet e ilustron thënien e historianit françez Zhill Mishle, se “çdo grua është shkollë”, atëherë kjo është thënie për Parashqevi Qiriazin.

Irena Stefkoska, Ministre e Kulturës

Shikojeni videon “Në nder të Parashqevi Qiriazit” LINKU

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе