U promovua katalogu numizmatik në Muzeun dhe Galerinë  Kavadar

од admin_kult

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe vetëqeverisjes lokale,dje në Muzeun dhe Galerinë  Kavadar u zhvillua promovimi i katalogut “Materiali Numizmatik në Muzeun dhe Galerinë Kavadar” nga autorët Vesna Gjorgjieva,këshilltar-kurator dhe drejtor,dhe Rade Atanasov kurator.

Në 52 faqet e këtij katalogujanë prezentuar 178 monedha,duke filluar nga periudha helenistike,romake dhe antikitetit të vonë,duke vazhduar në periudhën bizantine e deri në periudhën osmane,në mënyrë kronologjike duke na dhënë një pamje më të mirë të fuqisë ekonomike të këtij rajoni ndër shekuj. Përmes këtij katalogu,dashamirët e numizmatikës dhe artit do të kenë një dokument me vlerë të qëndrueshme përmes të cilit përshkruhen gjallërisht format dhe paraqitjet e farkëtimit të monedhave ndër shekuj,përmes monedhave që qarkullojnë në rajonin e Tikveshit.

Promovues i katalogut ishte profesor Dr.Viktor Lilçiq nga Katedra e Arkeologjisë pranë UKIM.

Muzeu dhe Galeria në Kavadar si institucion,që nga themelimi i saj më vitin 1976 e deri më sot,në mënyrë të vazhdueshme mbledh,përpunon,mbron dhe prezanton materialin e muzeut nga të gjitha fushat e veprimtarisë të muzeut,si atë të arkeologjisë,historisë,historisë së artit,etnologjisë dhe artit mesjetar.Përmbledhjen numizmatike të këtij Institucioni Lokal,e përbëjnë 450 monedha të mbledhura përmes blerjes,dhurimit,zbulimit të vendeve në rajonin e Tikveshit,gërmimeve sistematike dhe arkeologjike.Katalogu është rezultat i projekteve disa vjeçare të cilat Muzeu i ka realizuar gjatë viteve të fundit me mbështetje nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе