Manifestimi “Predikimet e Përliçevit” për nder të poetit dhe rilindasit të Ohrit

од admin_kult

Manifestimi “Predikimet e Përliçevit” për nder të poetit dhe rilindasit të Ohrit Në organizimin e Qendrës Kulturore dhe Biblotekës së Ohrit, nesër më datën 5 shkurt do të mbahet manifestimi tradicional ,,Predikimet e Përliçevit” me të cilën Ohri feston 128 vjetorin e vdekjes së poetit dhe rilindasit Gligor Përliçev si dhe 160 vjetorin e krijimit të poezisë së tij ,,Skenderbeu”. Ngjarja do të hapet në orën 11:45 me një ekspozitë të veprave artistike nga koleksioni i Qendrës për Kulturë, dhe saktësisht në mesditë është ceremonia kushtuar laureates për poezinë më të mirë për vitin 2020 – Liljana Pandeva. Poema e saj “Kapitenët” u përzgjedh më e mira në konkursin e hapur që shpallet çdo vit për nder të Përliçevit.Organizuar nga Biblioteka Kombëtare në ora 13 do të mbahet promovimi i librit më të ri nga prof. Dr. Vera Stojçevska – Antiq “Për Përliçevin dhe shekullin XIX të tij” në të cilin si organizatorë do të shfaqet Milço Jovanoski, dhe promovues do të jetë prof. Dr. Dimitar Pandev. Kjo “fletushkë letrare” është gjithashtu një udhëzues i vogël turistik për qytetin e Ohrit. Botuesi i librit është Biblioteka NU “Grigor Prërliçev” – Ohër me ndihmë financiare nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ohrit. Në ditët para Predikimeve, biblioteka postoi në uebfaqen e saj të rinovuar dhe ndau me vizitorët e faqes dokumentarin e nxjerrë nga arkivi i RTVM – TV Shkupi, kushtuar manifestimit “Predikimet e Përliçevit” në vitin 1968, ku dhe u shënua 75 vjetori i vdekjes së Përliçevit. Në të njëjtën kohë në uebfaqen www.bibliotekaohrid.mk do të ndahen edicionet audio “Serdar” dhe “Autobiografia” të cilat janë pjesë e serisë së arkivuar “Biblioteka e zërit”proekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e realizuar nga Biblioteka “Gligor Prliçev” Ohër.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе