Kostadinovska-Stojçevska: Me zbritje studentore prej 50 për qind, kultura është më e капсхме për të rinjtë nga UKLO – Manastir

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetari i Kuvendit Studentor të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Boris Gushevski, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, i cili mundëson zbritje studentore prej 50 për qind për hyrjet në të gjitha institucionet nacionale nga fusha e kulturës.

“Me këtë nismë për zbritje studentore në të gjitha institucionet nacionale që janë në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës, mundësojmë që eventet kulturore të jenë më të kapshme për studentët si dhe të sigurojmë një cilësi më të mirë të jetës studentore dhe të rrisim standardin e tyre“, është shprehur Kostadinovska-Stojçevska në nënshkrimin e Memorandumit, ku morën pjesë rektori i Universitetit, prof.dr.Igor Nedellkovski dhe prorektorët Goran Iliq dhe Jasmina Bunevska-Talevska.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se nisma do të shtrihet edhe tek nxënësit e shkollave të mesme dhe se prioritet i stafit mësimdhënës dhe politikanëve është që të sigurojnë kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vend. “Është detyrë e jona që të sigurojmë një të ardhme për të rinjtë dhe të ofrojmë mundësi për zhvillimin e tyre që në fillimet e shkollimit të tyre”, tha ministrja e Kulturës, e cila shtoi se të rinjtë mbeten në fokus të mandatit të saj.

Gjegjësisht, me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, parashihet që mjetet të drejtohen në fond për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me çka Kostadinovska-Stojçevska shtoi: “Me ndryshimet e Ligjit, propozohet që të sigurohet bursa për kuadrin deficitar për grupe nga Fakulteti filozofik në Shkup përkatësisht nga fusha e historisë së artit, arkeologjisë dhe etnologjisë, grupe të caktuara mësimore të akademisë së artit dhe arkitekturës gjegjësisht personelit për të cilin ka deficit në institucionet tona në fushën e ruajtjes. Nëse ka grupe të tilla edhe në Universitetin e Manastirit, do t’i qasemi shtimit të propozim-amandamenteve të këtij ligji, i cili kaloi në lexim të parë në komisionet parlamentare”, tha Kostadinovska-Stojçevska, e cila kujtoi se Qeveria ka dhënë edhe bursa për studentët e gjuhës maqedonase në periudhën e kaluar, veçanërisht në drejtimin mësimor, për shkak të mungesës së kuadrove në këtë fushë.

Si masë e mirë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të kenë mundësi më lehtë të jenë pjesë e institucioneve nacionale të kulturës, Kostadinovska-Stojçevska përmendi edhe Propozim-ligjin për kulturën, i cili siç tha parasheh kategori të vendeve të punës pa përvojë pune.

Nisma për zbritje studentore në institucionet nacionale të kulturës nisi me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit me Asamblenë studentore universitare në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe për shkak të praktikës së mirë, ministrja e Kulturës shprehu shpresën se edhe kuvendet studentore në universitetet tjera do ta pranojnë këtë masë motivuese.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе