Ekspozitë e fotografive teatrale nga Dragan Gajiq në „Qendrën – Jadro“

од admin_kult

Në „Qendrën – Jadro“ është hapur ekspozita e fotografive të autorit Dragan Gajiq „Faza: Errësirë“.

Fotografitë e punuara në periudhën prej 2015 deri më 2020, tregojnë thellësinë dhe ngjyrën e errësirës, krijojnë kompizicion të një ideje të mirëmenduar, ndjesi të thella dhe mikrokozmos të theksuar.

Dragan Gajiq është i lindur në vitin 1967 në Shkup.  Ka diplomuar në Fakultetin për arte dramatike – dega e kamerës. Studimet pasdiplomike për fotografi dhe marketing i ka mbaruar në Njujork.

Është drejtor i fotografisë në shumë seriale maqedone, filma dokumentarë, tv-filma, reklama dhe spote muzikore,  ndërsa ka punuar edhe fushata reklamimi, editoriale, katalogje… Deri më tani ka realizuar ekspozita të fotografive në Njujork, Teatrin popullor të Maqedonisë, Stacionin e vogël, dhe në shumë internet-ekspozita ndërkombëtare.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 maj, ndërsa realizohet me ndihmë finansiare nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе