Festivali për fëmijë të teatrit të hijeve „Ëndrra e resë”

од admin_kult

Nga sot deri më 8 qershor në hapsirat e QKM në Shkup do të mbahet edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë të Teatrit të Hijeve „Ëndrra e resë”.

Në kuadër të Festivalit, fëmijët do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqje ndërkombëtare të hijeve. Festivali do të hapet me promovimin e skenës krijuese  „Teatri i hijeve”, dhe menjëherë më pas në skenën  „Frosina” do të prezantohet teatri nga Italia „Unterwasser” me shfaqjen “Labirint”.

Më 7 qershor do të mbahet punëtoria „Lumenjtë e robëruar”, nën udhëheqjen e Dorotej Neshovski, e më pas do të vizitojë teatrin „Le Studio” nga Serbia, me shfaqjen e tyre më të re „Princeshat e harruara”. Dita do të përmbyllet me likuid-shfajqne „Fludo” në Teatrin „Hijet dhe Retë”, në një pllajë përballë QKM.

Nata e fundit e festivalit do të nisë me punëtorinë „Karagjoz-mjeshtri” Xhemal Fatih Pollat nga Turqia, ku fëmijët do të kenë mundësinë të shohin teknikat tradicionale të krijimit të kukullave Karagjoz-hije të vjetra mbi 650 vjeç. Nata e festivalit do të përmbyllet me shfaqjen premierë të shfaqjes „Sa është ora” në Teatrin „Hijet dhe retë”.

Organizator i Festivalit është Teatri „Hijet dhe retë”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qytetit të Shkupit, QKM, Qendra për hulumtime dhe informim të Mjedisit jetësor “Eko-ndërgjegje”, Ambasada e Italisë në Shkup, Qendra kulturore informative sërbe „SPONA dhe Instituti „Junus Emre “në Shkup. Pjesëmarrja në punëtori është pa pagesë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе