Edicioni i njëzetë i “OFFest” do të mbahet nga 9 deri më 13 nëntor në Shkup.Organizatorët informojnë se programi i planifikuar është i freskët,i larmishëm dhe emocionues,një ndër më interesantët në historinë e festivalit.
Në festival është paraparë të marrë pjesë dueti “LINA_RAÜL REFREE” nga Portugalia/Spanjë,dhe do të mbahet projeksion i filmit dokumentar “Arti i Amalias” kushtuar legjendës së madhe të këngës portugeze Amalia Rodrigez.Do të mbahen dhe koncerte të trios ”ŠIROM” nga Sllovenia dhe të “BLICK BASSY” nga Kameruni/Francë,një nga autorët më inventiv dhe origjinal afrikanë,ndërsa do të prezantohet dhe projekti i ri i Branislav Nikolov – udhëheqës i grupit “Foltin”.