Ekspozitë e skulprurave të punuara në “Studion internacionale për plastikë në dru”

од admin_kult

Në sallën e artit figurativ të Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,sot (8 nëntor) me fillim në ora 19:00,do të hapet ekspozitë retrospektive e skulpturave në dru të punuara gjatë 50 viteve të krijimtarisë së artit të vazhdueshëm në “Studion internacionale për plastikë në dru” që është në organizim të Qendrës për Art Figurativ Bashkëkohor nga Prilepi.

Në ekspozitë do të ekspozohen edhe fotografi të disa prej skulpturave të realizuara.Ekspozita është pjesë e programit vjetor të punës së Qendrës për Kulturë” Marko Cepenkov” për vitin 2021,mbështetur nga Ministria e Kulturës.

“Qendra për Art Figurativ Bashkëkohor në Prilep,vazhdimisht konfirmon se ka kualitet,kompetencë dhe traditë të mbajë emra dhe autorë të mëdhenj.Fijet individuale të ekzistencës sonë fshihen në atë që do të lëmë pas.Pasurinë që Prilepi e fiton çdo vit përmes shprehjeve artistike është trashëgimi që ua lëmë brezave tanë të ardhshëm” – thonë nga Qendra për Art Figurativ Bashkëkohor nga Prilepi.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе