Në skenën e madhe “Petre Prliçko” të Teatrit Popullor “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot” në Veles,sot më 27 maj në ora 20:00, do të shfaqet premiera e shfaqjes “Katër dhoma” në regji dhe adaptim të Sinisha Evtimov.
Shfaqja “Katër dhoma” është punuar sipas motiveve nga skenari i filmit me po të njëjtin emër të vitit 1995.Bëhet fjalë për katër tregime,të cilat ndodhin në një natë të Vitit të ri,të vendosura në katër dhoma të ndryshme të një hoteli”, informojnë nga Teatri i Velesit.
Kostumografia dhe skenografija për shfaqjen janë të Aleksandar Noshpall,bashkëpunëtor i muzikës është Sasho Kostov,ndërsa rolet i interpretojnë: Faik Mefailoski,Samoil Stojanovski,Maja Lutkov,Simona Dimkovska,Zorica P. Pançiq,Keti Borisovska,Talija Nastova,Zharko Spasovski,Isidor Jovanovski dhe Blagojço Stojanov.Ritransmetimi i parë është caktuar të shtunën,më 29 maj në ora 20:00.