Në Qendrën për Kulturë në Manastir,do të zhvillohet ekspozitë shtetërore e krijimtarisë së artit figurativ për fëmijë

од admin_kult

Në foajenë e Qendrës për Kulturë në Manastir,deri më 20 qershor do të jetë e hapur Ekspozita e 46-të shtetërore e krijimtarisë së artit figurativ për fëmijë me temë: “Kultura popullore si një frymëzim i qëndrueshëm në krijimtarinë time”.Në ekspozitë janë të prezantuara 506 krijime për fëmijë,nga 51 shkolla fillore nga R. e Maqedonisë së Veriut.

“Ekspozita e cila është më e vjetra e këtij lloji në vendin tonë por edhe më gjërë,përmes vazhdimësisë së saj krijuese,tregon se tema e dhënë posedon vlera universale dhe unike të cilat me kalimin e kohës fitojnë freski dhe potencial.Tendencioni për t’i inkurajuar dhe drejtuar brezat e rinj,për tu njohur me kulturën popullore në mënyrë që të krijojnë vepra të frymëzuara nga tradita,por në frymën e të përditshmes,shkakton një interes të madh dhe një nxitje krijuese”,njoftojnë nga Qendra për Kulturë e Manastirit.Ekspozita shtetërore e krijimtarisë së artit figurativ për fëmijë me temë “Kultura popullore si një frymëzim i qëndrueshëm në krijimtarinë time” u themelua në vitin 1975.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе