Me Orkestrën e Filarmonisë,mbrëmjen e sotme do të performojë një nga pianistet më të mira në skenën muzikore botërore – Jeol Eum Son nga Korea e Jugut.Koncerti titullohet “Afreske” sipas veprës muzikore me po të njëjtin emër të kompozitorit maqedonas Blagoja Ivanovski që do të interpretohet në këtë koncert,së bashku me Koncertin për pianë dhe orkestër nr.2 dhe “Vallëzimi i vdekjes” nga Kamij Sen-Sans.
“Vallëzimi i vdekjes” është një nga katër poemat tonike të kompozuara nga Kamij Sen-Sans nga viti 1870,të gjitha të frymëzuara nga Franc List,vepra me po të njëjtin emër nga viti 1849.
Pianistja koreano – jugore Jeol Eum Son konsiderohet si një virtuoz i shkëlqyer dhe një pianiste që me performancën e saj arrin ekuilibrin e përsosur midis energjisë dhe gravitetit.Repertori i saj është i larmishëm dhe elektik dhe deri më tani ka performuar me orkestrat më të mira botërore.