Në Burgas zhvillohen “Ditët e kulturës maqedonase”

од admin_kult

Manifestimi “Ditët e kulturës maqedonase” do të jetë i hapur sot në qytetin bregdetar bullgar Burgas.Manifestimi do të filloj me hapjen e ekspozitës “Sfida dhe drejtime” në ora 17:00 sipas kohës lokale,e cila do të jetë e vendosur në Qendrën për kulturë “Deti Kazino” në Burgas.Ekspozita është pjesë e projektit “Lidhshmëria” të Qendrës Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriu në Bullgari.

Në kuadër të manifestimit do të mbahen edhe dy projekcione të filmit,të cilat janë të parapara në repertoarin e programit për nesër dhe të premten me fillim në ora 21:00 sipas kohës lokale në skenën “Kërmilli”.

Ekspozita “Sfida dhe drejtime” përmban vepra artistike të përzgjedhura nga 12 autorë bashkëkohorë,të cilët paraqesin pikëpamjet dhe sfidat e tyre gjatë kohës së pandemisë KOVID -19-të dhe tregojnë se deri në cilën shkallë ky problem global i ndryshon të menduarit dhe drejtimet e tyre në kreativitet.Si përgjigje të këtyre pyetjeve,të gjithë në mënyrë individuale bënë përzgjedhjen e veprave të tyre,dhe përmes tyre u përpoqën të përfaqësojnë kohën dhe veçantinë tonë individuale.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе