-me rastin e Dita e OKB,24 tetor

Në ,,Agjendën 2030”, kultura është definuar si iniciator kryesor dhe forcë kreative të zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe pse nuk figuron si një nga 17-të qëllimet që duhet të arrihen në botë deri në vitin 2030 të vërtetuara  pesë vite më parë  nga ana Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), kultura njihet si vlerë transversale pa të cilën asnjë nga ato qëllime nuk mund të arrihet.

Kur themi ,,kulturë”, nënkuptojmë, gjithashtu në industritë kulturore që hapin mundësi të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik. Por kur themi ,,kulturë”, nënkuptojmë edhe trashëgimin kulturore gjithashtu e pranuar në bashkësinë ndërkombëtare si një vlerë transversale dhe vlerë e pa anashkaluar.

Dëshmi për këtë është edhe Rezoluta nr.2347 e miratuar unanimisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB më 24 mars të vitit 2017.

Për herë të parë në historinë e një rezolutë e Këshillit të sigurimit iu kushtua mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe rolit të saj për paqen dhe sigurinë në botë.

Prandaj kur themi ,,trashëgimi kulturore”, nuk mendojmë vetëm për restaurimin e mozaikëve, afreske ose arabeska po nënkuptojmë edhe për mbrojtjen e gjërave më të çmuara që mbajmë në vete, si pasardhës të gjeneratave të mëparshëm. Kur themi ,,trashëgimia kulturore”, nënkuptojmë në mbrojtjen e paqes,të mirën më të çmuar të shoqërisë sonë.

UNESKO, si një nga agjencitë e specializuara të OKB me të cilën Ministria e Kulturës mban bashkëpunim të rregullt, pohon se  ,, mënyra e vetme të arrihet një zhvillim i tillë që do të jetë i drejtë dhe inkluziv dhe me të vërtet do ta përmirësojë jetën e qytetarëve është vendosja e kulturës në qendër të politikave të zhvillimit”.

Me fjalë tjera, pa kulturë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm!Kultura është ajo që ka fuqi të realizon kohezionin shoqëror pa të cilin nuk mundet të shkohet para. Kultura është ajo që i bën njerëzit shpirtërisht më të pasur dhe më të fortë, dhe kjo do të thotë më shumë vetëbesim dhe më të guximshëm për të ecur para.

24 tetor, Dita e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  në të cilën vendi ynë është anëtare që nga 8 prill 1993, si republikë federale në kuadër të RSFJ që nga themelimi i OKB, është një rast i mirë për të përkujtuar se kultura është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe paqes.

Irena Stefoska, Ministre e Kulturës