Përfunduan hulumtimet e këtij viti në Golema Peshtë: Janë gjetur gjetje karakteristike për popullsinë Neandertale

од admin_kult

Muzeu Arkeologjik kreu hulumtime në lokalitetin arkeologjik Golema Peshtë,ku janë gjetur gjetje të eshtrave të kafshëve dhe artefakte të gurit.Në përgjithësi,në kuadër të hulumtimit janë konstatuar gjetje të materialeve karakteristike për popullsinë e Neandertalit.

Me kërkimet e deritanishme,është zbuluar material arkeologjik lëvizës jashtëzakonisht i pasur,i përbërë nga vegla/armë guri dhe eshtra kafshësh.Objektet janë zbuluar në 21 shtresa me një trashësi prej 5.5 metrash.Hulumtimet e këtij viti kanë qenë të përqëndruara në sondën 5 të sapo hapur,13 metra nga hyrja e shpellës,e cila sipas gjetjeve arkeologjike dhe analizave kimike,është përdorur si vend për jetesë,për një periudhë të gjatë kohore nga 40 deri më 100 000 vite para erës sonë.Paralelisht me gërmimet arkeologjike,është ndarë material për disa lloje të analizave – dhëmbë të kafshëve me sediment për rezonancë elektro spin,i cili do të bëhet në departeamentin e kimisë në Kolegjin William,në Institutin Kërkimoro – Shkencor RFK nga Nju Jorku,dhe në laboratorinë “Tomson” në Amerikë,dhe sedimente për analizën e OSL dhe DNA-së në Institutin “Maks Plank” në Gjermani.

Në projektin i cili është i financuar nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë së Veriut,kanë marrë pjesë: Liljana Shalamanov – Korobar – udhëheqëse e projektit,Blagoja Kitanovski – arkeolog,Marina Spirova – arkeolog,Pero Sinadinovski – arkeolog,Antonija Sardeliq- arkitekt,Ivan  Zhezhovski – speleolog,Vanço Haxhiski – logjistikë.

Lokaliteti Golema Peshtë është në afërsi të fshatit Zdunje,Komuna e Makedonski Brodit, 65 kilometra larg Shkupit.Shpella,ka treguar hulumtimi se nuk është përdorur rastësisht,gjë që tregon relievi për rreth saj dhe pamja e saj e mirë e rrethinës dhe lumit Treska,sot akumulimit artificial “Kozjak”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе