Shtyhen të gjitha aktivitetet kulturoro – artistike,është shpallur 3 ditë zie pas aksidentit në Tetovë

од admin_kult

Qeveria shpalli 3 ditë zie për aksidentin në qendrën modulare për COVID- 19 në Tetovë,dhe pranoi ofertën nga vendet aleate për të siguruar ekspertë të huaj të nivelit më të lartë për hetimet e zjarrit dhe shpërthimet.

Me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e zjarrit tragjik në qendrën modulare për COVID-19 në spitalin e Tetovës dhe në shenjë mbështetjeje me familjarët e tyre,Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë tre ditë zie në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut.

Ditët e zisë janë shpallur sot,nesër dhe pasnesër (e enjte,e premte dhe e shtunë), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i R. së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmë shtizë.

Qeveria u bën apel tek të gjithë që të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private,ahengjet,ngjarjet kulturore,artistike dhe sportive,partiake dhe lloje të tjera promovimesh të planifikuara për këto 3 ditë.

Në këtë seancë,ministrat e Brendshëm dhe të Shëndetësisë informuan për situatën e deritanishme të përcaktuar të zjarrit me pasoja tragjike dhe potencuan se inspektimi për përcaktimin e shkaqeve vazhdon edhe sot.

Qeveria falenderon të gjitha vendet e rajonit,Evropës dhe botës,për ngushëllimet e shprehura për ngjarjen tragjike dhe solli vendim të pranojë ofertën e disa aleatëve të NATO-s për të dërguar ekspertë të nivelit më të lartë të shkallës së ekspertizës për hetime të zjarrit për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të zjarrit në qendrën modulare për COVID-19 në Tetovë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе