Ministrja e Kulturës në takim me Iniciativën „Audicion TANI!“

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe përfaqësuesit e „Аudicion TANI!“,në të cilin anëtarë janë artist të papunësuar,regjisorë,dramaturg,producent, në takimin e sotëm rranë dakord që Ministria e Kulturës të formojë grup punues nga profesorë të fakulteteve dhe akademive shtetërore dhe private, anëtarë të SKRM-së, teatret kombëtare dhe qendrat kulturore për përpilimin e strategjisë për të hapur vende të reja pune, transparencë më të madhe dhe krijimin e bazës elektronike të punëtorëve të diplomuar të teatrit.

Ministria e Kulturës shpreh gatishmëri që të marrë pjesë në përgaditjen e dokumenteve të institucineve kombëtare me të cilët do të  mundësohet angazhimi i të paktën një artisti të papunë në varësi të vëllimit të shfaqjes, kastin e hapur për çdo shfaqje, si dhe të paktën një regjisori në programet vjetore të institucioneve.

Përfaqësuesit e Iniciativës „Аudicion TANI!“, me ministren Kostadinovska-Stojçevska e hapën edhe temën në bazë të kërkesës për punësim të së paktën 60 % të kadrit të të diplomuarve. Ishte rënë dakord që Iniciativa të kyqet në procesin e përpilimit të Konkursit të ardhshëm Vjetor në pjesën e rishikimit të kriteriumeve dhe prioriteve në notimin dhe vlerësimin e projekteve. Ishte rënë dakord që Iniciativa „Аudicion TANI!“, të jetë pjesë e grupeve punuese që do të punojnë për Strategjinë e ardhshme 4-vjeçare për Kulturën, si dhe Ligjin për Interes Publik në Kulturë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе