Ministrja Stefoska në një vizitë pune në institucionet në fushën e kulturës në Tetovë

од admin_kult

Sot, Ministrja e Kulturës Irena Stefoska bëri një vizitë pune në institucionet në fushën e kulturës në Tetovë, dhe realizoi një takim me Kryetaren e Komunës Teuta Arifin.

Në takim Stefoska dhe Arifi u shprehën të kënaqura me bashkëpunimin aktual në të gjitha aktivitetet në fushën e kulturës si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Tetovë, gjendjen e objekteve ku janë të vendosura institucionet në fushën e kulturës, ndërtimi i një objektit të ri ku do të vendoset teatri dhe biblioteka, si dhe modalitetet për përparimin e kulturës në këtë qytet.

Ministrja Stefoska, e shoqëruar nga Kryetаrja e Komunes Arifi në Qendrën Kulturore “Iljo Anteski-Smok”, u takua me u.d drejtorin e këtij institucioni si dhe me drejtorët e Teatrit të Tetovës dhe Bibliotekës “Koço Racin”, Bekim Smaili dhe Njomza Imeri. Stefoska u informua për gjendjen e ndërtesës në të cilën ndodhen dhe veprojnë këto institucione, me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës, dhe ata gjithashtu diskutuan për punën e këtyre institucioneve në kushtet e pandemisë së KOVID-19.

Ministrja gjithashtu vizitoi objektin e paraparë për teatër dhe bibliotekë e cila është në ndërtim e sipër dhe informoi se është me rëndësi të veçantë që projekti është  pjesë e programit vjetor për investime në fushën e kulturës për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës, dhe se për këtë qëllim janë miratuar 90 milion denarë.

Në kuadër të vizitës së institucioneve në fushën e kulturës në Tetovë, Ministrja Stefoska gjithashtu vizitoi Galerinë e Arteve dhe Muzeun e rajonit të Tetovës. Stefoska gjithashtu vizitoi monumentet e rëndësishme të kulturës në Tetovë nga periudha Osmane – Xhaminë e Larme dhe Urën e Vjetër të Penës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе