Programi i kinemas verore në kinotek

од admin_kult

Nga 10-13 korrik, Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do ta realizon programin veror të kinotekës me projeksion të filmave në oborr të institucionit.

Nga kinoteka na lajmërojnë ngjarje 4 ditëshe me filma bashkëkohore evropiane në kuadër të  European Film Challenge.

Projeksionet fillojnë në ora 21, kurse filmi i parë është ,, Zoti ekziston, emrin e ka Petrunija”, film nga Teona Strugar Mitevska.

Filmi ardhshëm është ,, Mysafiri” ( 11.07. 2020), Italija/ Zvicra/ Franca. Regjia : Duço Kjarini.  Vijon filmi Austriak ,, Toka nën këmbët e mia “ në regji të Mari Krojcer.

Të hënën në programin e skenës verore të Kinotekës është ,,Ëndra e Katrines”, koproduksion ndërmjet Zvicrës dhe Italis, në regji të Dario Bishofberger dhe Mirko Bishofberg.

Hyrja është 100 den

Kinoteka i sjellë rregullat vijuese për siguri në krizën korona.

E detyrueshme dezinfektim i duarve kur hyni në oborrin e objektit

E detyrueshme mbajtjen e maskës ose mbrojte të gojës dhe hundës

E detyrueshme të mbahet distanca derisa përcillet projeksioni

Pirja e duhanit në kohën e projeksionit  është e padëshirueshme

Ndalohet futja e pijeve (alkoolike dhe jo alkoolike)

Gjatë ngjarjes së 4 ditore e mbështetur  nga European Film Challenge  çdo vizitor do të marrë një pije freskuese falas me biletën e blerë

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе